Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti pqr pak minuta të bllokuar foltoren e Kuvendit, edhe pse drejtuesja e seancës Ermonela Felaj nuk ia dha të drejtën e fjalës.
Berisha kërkonte të bënte një replikë pas një fjalimi të deputetit socialist Damian Gjiknuri, për sipas Felajt kjo nuk i takonte Berishës pasi Gjiknuri nuk ngriti akuza dhe fyerje ndaj tij.
“Z.Berisha ju kërkoni fjalën për replikë, por nuk shprehu deputeti Gjiknuri asnjë fjalë të pahijshme ndaj jush dhe asnjë fjalë të padenjë. Ju po ngriheni por unë nuk mund të jua jap fjalën. Ju lutem, e drejta e replikës jepet kur shpren fjalë të pahijshme ndaj një deputeti, por ai nuk shprehu asnjë fjalë të tillë. Unë e dëgjova me vëmendje z.Gjiknuri.”- tha Felaj.
Ish-kryeministri ka vijuar të flasë pa mikrofon, ndërsa deputeti i PD-së Flamur Noka është ngritur më këmbë dhe ka folur nga vendi.
Berisha replikoi me Gjiknurin duke thënë se arritja më e madhe e qeverisë së drejtuar prej tij ka qenë projekti TAP. Ndërsa sipas tij, arritjet e qeverisë Rama janë vjedhjet.
Por çfarë i tha Gjiknuri Berishës?
Ish-ministri Damian Gjiknuri tha se qeveria ka blerë 500 milionë euro energjinë vetëm për mbështetjen e konsumatorëve. Ndërsa iu drejtua Berishës, duke thënë se kërkon të vijë në pushtet me politikën e korbave.
“Vazhdon me politikën e vdekjes. Nxori që ka qenë furnitori politik i njerëzve në protesta. Kur njerëzit injektohet politikisht, duke mos njohur shkaqet e vërteta të krizës, kjo do të thotë që mos ta duash këtë vend, ti vësh flakën këtij vendi. Mos bëjmë naivin këtu. E dimë shumë mirë që efekti do të ishte në të gjithë botën. Qeveria po bën atë që ka mundësi! Po përdorim financat publike për të zbutur krizën. Ju e latë sektorin energjetik, ti vet le një kufomë energjetike. Janë bërë shumë vite që nuk mungon furnizimi me energjinë elektrike.
Unë kam qenë promotor që tregu të liberalizohet. Qeveria ka marrë një risk të madhe dhe këto taksa që thoni ju, ka dhe borxhe që i keni lënë, ju. Ne kemi ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, kemi arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Të harxhosh 500 milionë euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Ne e kemi bërë. Kjo qeveri ka bërë gjithçka që ka në dorë. Mund të ketë edhe rritje të tjera çmimesh, mund të kemi edhe potencialisht pakësim të vendeve të punës. Me politikën e korbave do të vini në pushtet. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të lodhur, por ne do tu vijmë në ndihmë qytetarëve, pa prishur elementët bazë që mban ky shtet.”- u shpreh Gjiknuri.