Me debate është shoqëruar nisja e seancës plenare në Kuvend teksa deputeti demokrat Spaho është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS-së Balla.
Spaho ka kërkuar që seanca të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetët Vokshi e Noka ndërsa shumica ka propozuar që seancë të nisë me mocionin e kërkuar nga kreu i komanduar i PD-së, Alibeaj.
Nga ana tjetër nënkryetarja Ermonela Felaj i dha fjalën Taulant Ballës dhe Spaho u tensionua, ndërsa në këtë moment garda në sallë u vendos në gatishmëri. Spaho e akuzoi Ballën se po mbronte grupin e Lulzim Bashës.