Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: S’mund të nisin negociatat me kushte paraprake


 

Deputetja demokrate Grida Duma ka deklaruar se për bashkimin e PD nuk duhet të vihen as kushte paraprake.

Në një prononcim për mediet, ajo ngriti akuza lidhur me deklaratën e bërë nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, duke thënë se nuk ishte e dakordësuar me të gjithë pjesën e grupit të deputetëve.

“Nuk e pranoj të thuhet se ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr, dhe e kemi lënë që vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar. Tani vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim. Nuk mund të ketë kushte paraprake dhe pastaj negociatë. Negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimin.

Unë them se duhet bërë një bisedë e thellë me një grup që përfaqëson të gjitha ngjyrimet dhe aty le të diskutohen të gjitha, mund të jetë edhe Berisha. Po s’ka arsye të kemi frikë nga asgjë që askush. Nuk do të thotë që duhet të kthehemi pas nga 9 shtatori, qëndrimin tim do e bëj të ditur në një mënyrë apo një tjetër, por di që arti i negociatës nuk nis as me kushte paraprake.”-  tha Duma.