Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Tiranës për nga Elbasani, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motomjet dhe si pasojë drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vend.
“Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”– thuhet në njoftimin e Policisë.