Vendosni fjalën kyçe....

Media në Gjermani këshillon qytetarët të pinë ujë çezme mes rritjes së çmimeve në vend


Revista gjermane ‘Focus’ ka këshilluar lexuesit të ndryshojnë zakonet e tyre të shpenzimeve dhe stilit të jetesës në mënyrë që të kursejnë para mes çmimeve në rritje.

Sipas mediasnë fjalë, operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Moskës kanë rezultuar në probleme shtesë në zinxhirët e furnizimit dhe kanë rritur çmimet e energjisë. Kjo, nga ana tjetër, ka ndikuar në gamën e produkteve dhe çmimet në të gjithë zinxhirët gjermanë të supermarketeve.

Çmimet për produktet bazë si makaronat dhe vaji i lulediellit, për shembull, janë rritur përkatësisht me 40% dhe 100%. Detergjentët, uji mineral, produktet e qumështit, kafeja dhe letra higjienike janë gjithashtu më të shtrenjta. Zinxhiri i njohur i supermarketeve Aldi rriti çmimet në 140 artikuj të ndryshëm javën e kaluar dhe supermarkete të tjera ka të ngjarë të ndjekin shembullin, sipas Focus.

Megjithatë, media ka dalë me një sërë masash për të ndihmuar konsumatorët të kursejnë para. Si fillim, lexuesit këshillohen të pinë ujë rubineti në vend që të blejnë ujë në shishe. ‘Focus’ madje liston një numër firmash që prodhojnë sisteme të filtrimit të ujit në Gjermani, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shijes së ujit të rubinetit.

Ajo gjithashtu thotë se blerësit duhet të blejnë fruta dhe perime sezonale sepse ato janë gjithmonë shumë më të lira për shkak të kostove të ulëta në lidhje me logjistikën.

Për më tepër, media rekomandon që klientët të zgjedhin markat vendase dhe të pa reklamuara në vend të atyre të njohura. Pothuajse çdo zinxhir supermarketesh ka linjën e vet të produkteve më të lira.

Mesatarisht, çmimet e konsumit ishin 5.5% më të larta në Gjermani muajin e kaluar sesa në shkurt 2021, tregojnë shifrat nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis). Sipas Institutit Ekonomik Gjerman, vetë kriza, si dhe sanksionet perëndimore dhe kundërsanksionet e Moskës, mund të çojnë inflacionin deri në 6.1% në muajt e ardhshëm.