Vendosni fjalën kyçe....

“Rama si Zeusi” – Edona Bilali sqaron deklaratën e bujshme: E nxorën nga konteksti por vlen ende sot


Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilali ka sqaruar deklaratën e saj që u bë virale kohët e fundit, ku e krahasonte kryeministrin Edi Rama me Zeusin.

Gjatë një interviste në “Faxnews”, Bilali ka treguar se këtë seklaratë e ka bërë në vitin 2017, kohë kur ka qenë pjesë e shoqërisë civile.

Ajo tha se deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit dhe se e ka bërë në kohën kur ishte pjesë e shoqërisë civile dhe nuk ishte angazhuar politikisht. Megjithatë shtoi se batuta e saj vlen ende sot, në një kohë ku sipas saj opozita nga formale është bërë qesharake.

“Deklarata e Zeusit por që mendoj se është thjesht e nxjerrë nga konteksti, është një deklaratë e vitit 2017 kur isha akoma pjesë e Shoqërisë Civile ende e paangazhuar politikisht.

Por është një fakt interesant sepse edhe në ditën e takimit me kryeministrin, i kam shprehur të njëjtat problematika që kam shprehur në vitin 2017, edhe ditën që pranova për t’u bërë pjesë e skuadrës së tij.

Një qeveri e cila nuk ka një opozitë konstruktive është një qeveri e cila lehtësisht mundet të kalojë në gjendje letargjie. Ne fatmirësisht kemi opozitën më të fortë brenda vetes.

Pra jemi skuadër që punojmë 24/7 dhe fatkeqësisht batuta ime dhe ironia ime e vitit 2017 është ende në fuqi. Po të ishte për opozitën dhe opozitat e sotme që kanë kaluar nga formale atëhere në qesharake sot, rrugëtimi ai do ishte. Kështu që as deklaratës së vitit 2017 nuk i heq fatkeqësisht apo fatmirësisht asnjë pikë, se vazhdon të jetë e vlefshme ende sot. Ne fatmirësisht i bëjmë opozitë vetes, pa po të jetë për opozitën do të ishim shumë rehat. Por për shkak se punojmë 24/7 që populli vendosi me votë të lirë për të na besuar këtë detyrë dhe këtë privilegj për të vazhduar t’u shërbejmë për herë të tretë.”- u shpreh Bilali.

Në deklaratën e bërë virale në rrjetet sociale kohët e fundit, Bilali shprehej se Rama është rrugës për t’u bërë Zeus dhe se opozita është duke dhënë kontributin e saj për këtë dhe që Shqipëria të kthehet në një monarki të munshme.

“Zoti Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do e perifrazoja nuk është akoma Zeusi por është në rrugën e duhur pasi përveç pjesës që ai ka në staf dhe në qeveri është edhe opozita me qëndrimet e ditëpasditshme është duke dhënë dhe ajo kontributin e vet që me pas një Zeus i cili pastaj të kthehet edhe forma që qeveriset Shqipëria ndoshta në një kshu… Monarki të mundshme.”- ishin fjalët e Bilalit.