Senatori demokrat William Smith ka propozuar një legjislacion të ri në Maryland që do të legalizonte ‘abortin’ deri në 28 ditë pas lindjes së një fëmije.
Projektligji 669 i Senatit, i quajtur gjithashtu “Akti i Lirisë së Personit shtatzënë i 2022”, parashikon që një foshnjë e porsalindur mund të lihet të vdesë deri në një muaj pasi të lindë në rast se ‘nëna’ vendos që nuk dëshiron ta mbajë më atë.
Një seancë dëgjimore për projektligjin është caktuar për 15 mars kur ligjvënësit do ta debatojnë atë.
“Ligji propozon gjithashtu një rishikim të statutit të vrasjes/masakrimit të fetusit që do të shërbente në funksion të hetimit të vdekjeve të foshnjave që nuk lidhen me abortin,” vuri në dukje avokatja e Qendrës Amerikane për Ligjin dhe Drejtësinë (ACLJ), Olivia Summers.
Arsyeja për këtë ka të bëjë me formulimin në legjislacion që do të ndalonte hetimet dhe ndjekjet penale të grave dhe mjekëve për ‘mosveprim’ në lidhje me një ‘vdekje perinatale’.
“Me fjalë të tjera, një foshnjë e lindur gjallë dhe mirë mund të braktiset dhe të lihet të vdesë nga uria ose të ngrijë deri në vdekje,” tha Summers.
“Dhe asgjë nuk mund të bëhet për të ndëshkuar ata që morën pjesë në atë vdekje mizore.”
Gjuha e legjislacionit, paralajmëroi Summers, është aq e paqartë sa që në fakt do të ‘parandalonte hetimet për vdekjen e foshnjave të paktën shtatë ditë pas lindjes së tyre dhe mund të shtrihej tek foshnjat deri në katër javë’.
Kjo nuk është hera e parë që politikanët e krahut të majtë kanë propozuar legjislacion që synon të rrisë përshtatshmërinë ligjore për vrasjen e foshnjave. Nancy Pelosi (D-Ca.) bllokoi në mënyrë famëkeqe një amendament të propozuar nga përfaqësuesi republikan Andy Harris (R-Md.) që do të kishte mbrojtur të mbijetuarit e porsalindur të një aborti të dështuar.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani