Një anije ruse është shkatërruar dhe dy anije të tjera janë dëmtuar në qytetin port ukrainas të Berdyansk.
Ushtria ukrainase publikoi pamjet herët të enjten dhe tha se anija ishte goditur nga forcat e saj. Detajet se çfarë shkaktoi shpërthimin dhe zjarrin në bordin e anijes janë të paqarta.
Berdyansk, i cili është në perëndim të portit të rrethuar të Mariupolit, u pushtua katër ditë pasi Rusia nisi aksionin në Ukrainë.
Rusia thotë se e ka përdorur portin si bazë për të transportuar pajisje për trupat e saj.
Treffer, versenkt! Russkiy Korabl, gde yemu mesto..
Glory to #Ukraine! 🇺🇦 https://t.co/K7YAnBSUG6
— Dr.iur.H.C.Schüler🇪🇺🇺🇦 (@DriurHCSchueler) March 24, 2022
Televizioni i ushtrisë ruse përshëndeti mbërritjen e anijes “Orsk” në Berdyansk javën e kaluar si një “ngjarje epike” pasi ishte luftanija e parë ruse që u ankorua atje.
Video of the Black Sea Fleet’s Orsk Project 1171 large landing ship offloading BTR-82A vehicles in Berdyansk. https://t.co/G2RaJM1DaL pic.twitter.com/S21wCfcIbO
— Rob Lee (@RALee85) March 21, 2022
Pamjet me dron të filmuara nga reporteri i televizionit shtetëror rus Murad Gazdiev treguan një transportues të blinduar të personelit duke u shkarkuar në port. Automjetet e blinduara do të përdoreshin për të përforcuar trupat ruse, shkruan BBC.
Videoja e postuar nga marina dhe në mediat sociale tregoi shpërthime dhe një anije të madhe në zjarr në port.
Ukraine’s navy claims to have destroyed a Russian landing ship near the coastal city of Berdyansk.
Read more here: https://t.co/RknHKrCdul pic.twitter.com/I0hE0biHbu
— Sky News (@SkyNews) March 24, 2022
Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar, tha se ushtria kishte goditur një “objektiv të madh”, të aftë për të mbajtur 20 tanke, 45 automjete të blinduara dhe 400 trupa.
BBC thotë se nuk mundi ta verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin. Në fillim të kësaj jave pati raporte nga Rusia se raketat ukrainase kishin shënjestruar vazhdimisht portin Berdyansk dhe çdo raketë ishte kapur nga mbrojtja kundërajrore ruse.