Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbërrin në selinë blu: Demokratët t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit e të bashkohen


Ish-kryeministri Berisha ka mbërritur në selinë blu ku ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Ai ka thënë se u shtrin dorën demokratëve në vend për t’u bashkuar në interes të vendit. gjatë fjalës së tij ai theksoi se PD-ja është parti e të gjithë shqiptarëve.

“U bej thirrje demokratëve në vend t’i shtrijnë dorën njeri tjetrit sot dhe të bashkohen. Këtë ditë për interesin më të madh të vendit të kombit shoqërisë shqiptare. Sot partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimet të cilat sjellin  partinë demokratike si parti të votës së lirë në themel të saj parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar nuk mohohet që partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë.” -tha Berisha.