Ish-kryeministri Berisha e akuzoi George Sorosin se ka organizuar OJQ në Shqipëri që funksionojnë si celula marksiste.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e librit të autorit amerikan Matt Palumbo ‘The Man Behind the Curtain’ që ka në qendër George Soros e fondacionin e tij ‘Shoqëria e Hapur’.
Ai tha se Soros është ideatori dhe realizuesi i reformës në drejtësi në Shqipëri duke ia dhënë kontrollin e saj kryeministrit Rama.
“Kur pashë që organizatat e themeluara prej tij ishin të gjitha celula marksiste. Ai mori pjesë në një program për romët në OKB dhe unë iu bashkëngjita për të ndryshuar jetën e romëve. Po ajo që i buri kapakun çdo gjëje ishte reforma në drejtësi. Kishte hartuar fshehtas planin strategjik të viteve 2013-2017. Jeni dëshmitarë të betejës që bëmë që mos lejonim ndryshimet kushtetuese që i jepnin drejtësinë Ramës e PS-së. Por truri i reformës ishte sorosian. Pasi ndryshuan Kushtetutën e rrënuan reformën. Sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në kontrollin më të rreptë. Një ditë vere erdhi këtu një eurodeputet gjermanqë ishtë në krye të listës së atyre që kontrollohen nga Sorosi. Miku ynë Knut, me Sorosin ruaje miqësinë po këshillat mos ia dëgjo i thashë unë. Alex Soros i vë të tre në rresht, Ramën, Vuçiçin e Zaevin. Soros ka ideologjinë e tij, e cila është ajo e hipokrizisë të ngritur në sistem.” – tha Berisha.