Vendosni fjalën kyçe....

Do takohej me Joe Bidenin, avioni me të cilin po udhëtonte presidenti polak bën ulje emergjente


Avioni me të cilin udhëtonte presidenti i Polonisë Andrzej Duda për të takuar homologun e tij amerikan Joe Biden, është detyruar të kthehet mbrapsht dhe ka bërë një ulje emergjente në Varshavë. Të paktën kështu ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve e Polonisë PAP.

Duda nuk u përball me ndonjë rrezik, citoi Reuters të ketë thënë shefi i tij i shtabit.

Sipas raporteve nga Polonia, avioni i presidentit duhej të kthehej në aeroportin e Varshavës menjëherë pas ngritjes, për shkak të një problemi teknik.

Duda duhej të ishte në aeroportin Rzeszoë në juglindje të Polonisë për të takuar presidentin amerikan Joe Biden dhe për ta informuar atë për situatën në kufirin me Ukrainën. Air Force One është ulur, por është e paqartë nëse Duda do të jetë në gjendje të fluturojë për të takuar Bidenin tani përpara se ai të largohet.