Vendosni fjalën kyçe....

“E jona, s’ka!” – Sali Berisha mbërrin në selinë blu


Pas mbështetësve të tij që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. 

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ai është shprehur “E jona, s’ka” ndërsa drejtohej brenda selisë.

Berisha ishte i shoqëruar nga Klevis Balliu si dhe Tritan Shehu. Kujtojmë se më herët në selinë blu kishin mbërritur Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso të cilët po zhvillojnë një takim me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Këto zhvillime vijnë pasi Gjykata e Tiranës njohu sot Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe ndryshimet e statutit të bëra në atë datë.