Shoqata Gjermane e Industrive të Energjisë dhe Ujit (BDEW) ka bërë thirrje për një marrëveshje në nivel evropian për një protokoll emergjence në përgjigje të njoftimit të Moskës për një mekanizëm të ri të pagesës së gazit.
“Ka shenja të sigurta dhe serioze që po shkojmë drejt një përkeqësimi të situatës së furnizimit me gaz”, tha të enjten kreu i BDEW Kerstin Andreae, sipas agjencisë së lajmeve Prime.
Shoqata ‘do duhet të zhvillojë kriteret që industritë e sektorët të vazhdojnë të furnizohen me gaz edhe në rast të mungesës’, shtoi Andreae.
Presidenti rus Putin njoftoi të mërkurën se Moska tani e tutje do pranojë vetëm pagesë në monedhën vendase rubla për eksportet e saj të gazit natyror në ‘vendet jomiqësore’.
Kjo përfshin vendet që vendosën sanksione të rënda ekonomike kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë. Putin shpjegoi se vendimet e paligjshme nga një numër vendesh perëndimore për të ngrirë asetet e Rusisë shkatërruan të gjithë besimin në monedhat e tyre.