Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje këtë të premte në orën 14:00.
Kjo është lëvizja e parë e grupit mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila legjitimoi vendimet e marra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Paraditen e sotme, gjyqtari Agron Zhukri miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.
Kështu, ky vendim legjitimon Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Berisha si dhe njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.