Vendosni fjalën kyçe....

Ivi Kaso pas vendimit të Gjykatës: Nga sot edhe juridikisht PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit


Që nga data 11 Dhjetor, por zyrtarisht ka vetëm një organ, por sot e thotë edhe Gjykata. Nuk e kuptoj kush mundet që të mos e respektojë këtë vendim të gjykatës.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka folur në një prononcim për mediet lidhur me vendimin e marrë më herët nga Gjykata e Tiranës, për regjistrimin e statutit të ri të PD-së të ndryshuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Kaso theksoi para gazetarëve se duke nisur që nga ky moment, Gjykata njeh logon e re të PD-së, njeh Komisionin si organin e vetëm drejtues të partisë më të madhe të opozitës.

“Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar nga ana jonë, që në 11 Dhjetor, kur u mbajt Kuvendi i vërtetë i demokratëve.

PD i rikthehet sërish sot demokratëve, me logon dhe simbolet e reja, dhe për të marrë vendime të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha, mosnjohja e konfigurimit të Kryesisë, njohjen e Komisionit të Rithemelimit, si institucionin drejtues të vetëm të PD-së deri në Kuvendin e 30 Prillit. Është një vendimmarrje e vonuar, por më mirë vonë se kurrë.

Që nga data 11 Dhjetor ka vetëm një PD, nuk ka asnjë kërkesë të bashkimit të Kuvendit të Korrikut, me të 11 Dhjetorit. Ankimi i paraqitur nga përfaqësues pa tagër të PD-së për Kuvendin e Korrikut, nuk ndikon në asnjë rast te çështja e 11 Dhjetorit.”- tha Kaso.

Ai theksoi se PD “Edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit”.

Gjatë prononcimit për mediet, Kaso theksoi ky vendim nuk mund të ankimohet nga pala tjetër.

“Nëse do keni kuriozitetin që të shihni vendimet e 11 dhjetorit, një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së 18 dhjetorit. I thirrur nga një kryesi e palogjikshme. Ky vendim është regjistruar. Praktikisht në regjistër është anuluar Kuvendi i 18 dhjetorit. Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimojë vetëm nga ne. për palët që investon gjykatën. Vendimi është i ekzekutueshëm. S’kemi pse bëjmë ankime kot.”- tha ai.