Një 58-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku ai shfaqej duke keqtrajtuar një kafshë.
Sipas policisë, personi që shfaqet në video është Vlash Marku, banues në fshatin Prush, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.
Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit:
– V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.