Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu për vendimin e gjykatës: Sot ka vetëm një njeri të tmerruar dhe ai është Edi Rama



Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur ndryshimet statuore të Kuvendit të 11 Dhjetorit, duke thënë se koha u dha të drejtë demokratëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu u shpreh se sot më shumë se kurrë demokratët duhet të punojnë të gjithë së bashku për të forcuar Partinë Demokratike, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama sot është i tmerruar.

“Koha u dha të drejtë demokratëve.

Koha i dha të drejtë të vërtetës.

Sot demokratët fituan dhe sot më shumë se kurrë duhet të punojmë të gjithë bashkë për të forcuar dhe hapur Partinë Demokratike.

Të bashkuar asgjë nuk do e ndalë revolucionin demokratik.

Sot është momenti për t’u fokusuar tek vlerat dhe parimet që na bashkojnë.

Sot ka vetëm një njeri të humbur dhe të tmerruar dhe ai është Edvin Kristaq Rama.”- shkruan Balliu.

Gjykata e Tiranës  regjistroi sot ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Kështu, ky vendim legjitimon Kuvendin e datës 11 Dhjetor si dhe njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.