Vendosni fjalën kyçe....

Kompania e madhe kineze e naftës pezullon përkohësisht bisedimet për investimin 500 milionë dollarësh në Rusi


Grupi shtetëror Sinopec i Kinës ka pezulluar bisedimet për një investim të madh petrokimik dhe një sipërmarrje të marketingut të gazit në Rusi, thanë burimet për Reuters, duke marrë parasysh thirrjen e qeverisë për kujdes ndërsa sanksionet ndaj Rusisë rriten pas sulmit ndaj Ukrainës.

Lëvizja e një prej kompanive më të mëdha të naftës në Azi për të bllokuar një investim potencialisht gjysmë miliardë dollarësh në një fabrikë kimike gazi dhe një sipërmarrje për të tregtuar gazin rus në Kinë, nxjerr në pah kujdes që po tregon Pekini mes gjendjes së krijuar në botë lidhur me atë që po ndodh në Ukrainë.

Pekini ka shprehur vazhdimisht kundërshtime ndaj sanksioneve, duke këmbëngulur se do të mbajë shkëmbime normale ekonomike dhe tregtare me Rusinë dhe ka kundërshtuar të dënojë veprimet e Moskës në Ukrainë ose t’i quajë ato një pushtim.

Por në prapaskenë, qeveria është e kujdesshme ndaj kompanive kineze që bien ndesh me sanksionet duke i shtyrë ato të ecin me kujdes me investimet në Rusi, furnizuesi i dytë më i madh i naftës dhe ofruesi i tretë më i madh i gazit.

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën një muaj më parë tre gjigantët energjetikë shtetërorë të Kinës – Sinopec, China National Petroleum Corp (CNPC) dhe China National Offshore Oil Corp (CNOOC) (0883.HK) – kanë vlerësuar ndikimin e sanksioneve.