Vendosni fjalën kyçe....

Padia e Evi Kokalarit, Ervin Salianji dënohet me 50 mijë lekë gjobë për “fyerje”



Gjykata e Posaçme mësohet se ka marrë vendimin pas padisë së Evi Kokalarit, duke dënuar me 50 mijë lekë gjobë deputetin demokrat Ervin Salianji.

Ky i fundit është dënuar për fyerje ndaj zonjës Kokalarit, pas padisë që ajo paraqiti në gjykatë në nëntor të vitit të kaluar. Sipas “Syri TV”, deputeti demokrat ishte kallëzuar për “Shpifje” dhe “Fyerje”, por gjykata e ka vlerësuar duke e dënuar vetëm për akuzën e dytë, ndërsa për “Shpifje” ai është shpallur i pafajshëm.

Përplasja mes Kokalarit dhe Salianjit nisi pasi ky i fundit deklaroi në media se bashkëshorti i Kokalarit ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë, i financuar nga qarqet anti-shqiptare.