Katër civilë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus në një qendër mjekësore në Kharkiv, thotë policia lokale sipas BBC-së.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe qëndron pranë kufirit rus në lindje.
“Sot në mëngjes, pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketahedhës, shtatë civilë u plagosën, katër prej tyre vdiqën.”- tha policia, citon BBC.
Sipas tyre, sulmet kishin shënjestruar një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit.