Vendosni fjalën kyçe....

Pretendimi nga Moska: Djali i Joe Bidenit dhe George Soros të përfshirë në financimin e biolaboratorëve në Ukrainë


Ministria ruse e Mbrojtjes ka ngritur disa pretendime të enjten se Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, ishte i përfshirë drejtpërdrejt në financimin e laboratorëve biologjikë në Ukrainë.

Igor Kirillov, i cili është kreu i Forcave Ruse të Mbrojtjes nga Rrezatimi, Kimike dhe Biologjike, prezantoi dokumentet në një konferencë shtypi në Moskë, të kapura në betejat në Ukrainë.

Këto dokumente sipas tij tregonin se fondi i investimeve “Rosemont Seneca Partners”, i kryesuar nga Hunter Biden, sponsorizoi një program biologjik ushtarak në Ukrainë.

“Kushtojini vëmendje përfshirjes në financimin e aktiviteteve të tilla nga struktura të afërta me lidershipin aktual të SHBA-së, veçanërisht nga fondi i investimeve Rosemont Seneca, i cili drejtohet nga Hunter Biden. Fondi ka burime të konsiderueshme financiare prej të paktën 2.4 miliardë dollarësh.”– citohet të ketë thënë Kirillov nga RT.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilës kompani i referohej konkretisht Kirillov, sepse Rosemont Seneca është një fond investimi i decentralizuar, i përbërë nga disa entitete me emra të ngjashëm. Djali më i vogël i Presidentit Joe Biden, Hunter, ka drejtuar kompaninë me bazë në Uashington, por ekipi i tij ligjor ka mohuar përfshirjen e tij me degët e tjera të fondit.

Nga informacionet e paraqitura në dokumente, Rosemont Seneca është e lidhur ngushtë me kompanitë Metabiota dhe Black and Veach, të njohura si kontraktorë zyrtarë për shpërndarjen e pajisjeve për laboratorët biologjikë të Pentagonit në të gjithë botën. Kirillov i përshkroi ato si “furnizuese kryesore të pajisjeve për biolaboratorët e Pentagonit në mbarë botën”.

Sipas dokumentit, një program gati 32 milionë dollarësh kishte për qëllim “organizimin e punës së laboratorëve, të ndërtuar dhe modernizuar me ndihmën e donatorit (qeverisë së SHBA-ve)”, si dhe “monitorimin e sëmundjeve infektive” dhe kryerjen e punës për “reagimin me shpejtësi” ndaj shpërthimeve. Programi gjithashtu renditi “mbledhjen, përpunimin, ruajtjen e përkohshme dhe transportin e përkohshëm të mostrave klinike” si qëllimet e tij.

Rrjeti i biolaboratorëve ukrainas është financuar edhe nga agjenci të tjera amerikane, tha Kirillov, duke e përshkruar shkallën e programit të biolaboratorëve si “mbresëlënëse“. Këtu përmendet edhe emri i miliarderit George Soros.

“Përveç ushtrisë, në zbatimin e tij janë të përfshirë drejtpërdrejt edhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Fondacioni George Soros dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Mbikëqyrja shkencore kryhet nga organizata kryesore kërkimore, duke përfshirë Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, i cili zhvillon armë bërthamore.”– tha zyrtari, citon RT.

Moska ngre alarmin për kërkimet e dyshimta farmaceutike dhe biologjike të sponsorizuara nga SHBA-të që po zhvillohen në laboratorë të fshehtë të shpërndarë në të gjithë Ukrainën, që pasi sulmoi fqinjin e saj muajin e kaluar.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al