Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas sulmit ndaj depove të naftës në Arabinë Saudite: Synon të ndikojë më tej sigurinë globale të energjisë


Kryeministri Rama i ka bërë thirrje OKB-së që të dënojë organizatën terroriste që kreu sulmin ndaj depozitave të naftës në Arabinë Saudite.

Në një reagim në Twitter kreu i qeverisë shkruan se sulmi i sotëm ndaj Arabisë Saudite është i neveritshëm dhe synon të ndikojë sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar në mbarë botën.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.” – shkruan Rama.