Partia Komuniste e Britanisë u ka bërë thirrje autoriteteve të ‘veprojnë me shpejtësi’ kundër posterave që i përshkruajnë rusët si derra dhe bëjnë thirrje për vdekjen e tyre.
Komunistët, të cilët e shohin luftën në Ukrainë si një përplasje të fuqive kapitaliste, thanë se posterat kujtojnë persekutimin e hebrenjve të epokës naziste.
Posterat shfaqin një derr me ngjyrat e flamurit rus, së bashku me tekstin ‘Rus i mirë = Rus i vdekur’. Sipas gazetës ruse Readovka, ata u shfaqën në Londër dhe logoja e korporatës së transportit publik të Londrës mund të shihet në sfondin e një fotografie të shpërndarë nga Readovka.
“Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi kundër posterave të tillë”, vazhduan komunistët.
Fotografia e dytë e postuar nga partia tregonte propagandën anti-hebraike nga Polonia e kohës së luftës.
Është e paqartë se sa postera janë vendosur, apo nëse ato janë hequr deri tani. Po kështu, është e paqartë se kush i ka vendosur posterat.