Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria britanike  i kërkon Youtube të censurojë telefonatën tallëse të dyshes ruse me ministrin e Mbrojtjes Wallace


Londra i ka kërkuar YouTube të censurojë çdo video të telefonatës të tallësve Vovan dhe Lexus – që hiqen si kryeministri ukrainas dhe Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace, duke pretenduar se ato janë propagandë nga shteti rus që është manipuluar për të treguar gënjeshtra dhe për të minuar reputacionin britanik dhe moralin e Kievit.

“Ne po i bëjmë thirrje YouTube që të na ndihmojë të mbështesim Ukrainën duke hequr videot e krijuara nga shteti rus dhe të shpërndara për të dobësuar moralin e një populli që lufton për lirinë”, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër.

Në letrën e bashkangjitur, së cilës i mungonte emri i dërguesit dhe marrësit, ministria pretendon se ‘shteti rus fshihej pas telefonatës mashtruese’ dhe se ‘dezinformimi rus i paraqitur në këtë video krijon një rrezik thelbësor për sigurinë kombëtare të Britanisë’ si dhe ‘rrezik për unitetin ndërkombëtar që punon për të mbështetur Ukrainën’.

Ministria e Mbrojtjes pretendon se videot janë ‘modifikuar dhe redaktuar’ për të treguar Wallace duke thënë gjëra që nuk janë të vërteta, si p.sh. që Mbretërisë së Bashkuar ‘po i mbarojnë raketat antitank NLAW’.

Kjo është faktikisht e pasaktë, tha Ministria e Mbrojtjes në letër.

“Ne nuk kemi mungesë furnizimi.”

Telefonata ndodhi javën e shkuar kur ministri Wallace bisedoi me një person që pretendonte se ishte kryeministri ukrainas Denis Shmygal. Më vonë doli se telefonata zgjati pothuajse 10 minuta dhe u krye ndërsa Wallace ishte duke vizituar Poloninë.

Të martën, shakaxhinjtë famëkeq Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov – me nofkat Vovan dhe Lexus – pohuan se kishin qenë pas thirrjes dhe postuan disa materiale duke thënë se videoja e plotë do të publikohej së shpejti.