Vendosni fjalën kyçe....

Basha zbret në terren, zhvillon një takim në Ndroq


Pas dorëheqjes së tij si kryetar i PD-së dhe delegimin e postit te nënkryetari Alibeaj, Basha ka nisur takimet në terren me demokratët.

Sipas sekretarit të selisë blu, Bardhi, Basha ka zhvilluar një takim me anëtarët e partisë në Ndroq, shkruan BW.

Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës vendosi të njohë ndryshimet ne statusin e PD-së të miratuara në Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

Pas kësaj, nënkryetari Alibeaj tha se vendimi ishte skandaloz duke paralajmëruar padi ndaj gjyqtarit që mori vendimin si dhe çuarjen e tij në apel.

Ish-kryeministri Berisha e mbështetësit e tij shkruan ditën e djeshme në selinë blu ku u takuan me Alibeajn e sekretarin Bardhi duke bërë thirrje për bashkimin e demokratëve.

Ndërkohë Alibeaj tha gjatë fjalës së tij se mundësia e vetme që PD-ja të bashkohej është tërheqja e Berishës.