Vendosni fjalën kyçe....

Berisha vijon turin e foltoreve, shkon nesër në Tepelenë e Përmet


Ish-kryeministri Berisha do zhvillojë nesër foltoren e radhës.

Sipas njoftimit ai do jetë në Tepelenë në orën 11:00 të paradites.

Dy orë më vonë është parashikuar që Berisha të udhëtojë drejt Përmetit për një takim me qytetarët e mbështetësit e PD-së.

“Te dielen, 27.03.2022, ne ora 11:00, lideri historik i demokrateve z. Sali Berisha zhvillon Foloren e radhes ne Tepelene. Foltorja zhvillohet me pas ne Permet, ne ora 13:00.” – thuhet në njoftim.