Dy shpërthime me tritol janë regjistruar në Shkodër në orët e para të mëngjesit pak pas mesnate.
Një sasi tritoli i është vënë biznesit të ish-kandidatit për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati.
Ndërsa tritol i është vënë edhe derës së një supermarketi në pronësi të shteasit F.M.
Shpërthimet sipas policisë mendohet se kanë ndodhur rreth orës 2:20 pak pas mesnate.
“Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“-njofton policia.