Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ushtronin prostitucion, arrestohen tre persona në Tiranë


Policia ka goditur një rast tjetër të aktivitet të shfrytëzimit të prostitucionit.

Policia arrestoi tre persona në operacionin e koduar “Compensation”.

Në prangat e policisë ranë shtetasit A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni” dhe  Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Policia nëpërmjet veprimeve hetimore dyshon se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shfrytëzimit për prostitucion.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Compensation”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;

– Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.