Një përfaqësi e Grupit të Rithemelimit të PD-së të krijuar nga Sali Berisha kanë shkuar sërish në selinë blu.
Grupi i Rithemelimit ka shkuar për të parë heqjen e dyerve të blinduara në seli.
Në një deklaratë për mediat deputeti Flamur Noka tha se tashmë PD-ja do jetë e hapur dhe do ketë vend për të gjithë njëkohësisht edhe për Lulzim Bashën.
“Shtëpia e Demokratëve nuk mund të jetë më bunker. Ne do ja rikthejmë atë demokratëve. Ju e patë si ishte kthyer. Kjo seli do i rikthehet aktivitetit normal. Kjo periudhë as nuk duhet kujtuar. Do shohim përpara të gjithë së bashku. Nuk mund të rijmë peng i hijeve të bunkerit. Beteja do jetë me regjimin që po ju pi gjakun shqiptarëve.
Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi i cili nuk pajtohet me regjimin. Normalisht nuk do jetë më as parti e bravave dhe dyerëve të mbyllura. Do jetë e hapur edhe për Lulzim Bashën i cili do jetë një kolegu i yni. Do ketë takim me Alibeajn, miqësor sepse është kolegu i yni. Gjithçka në funksion të bashkimit. Asgjë nuk na ndan. Të gjitha hijet e së shkuarës hidhen pas, bravat dhe bunkeri hidhen pas”-deklaroi Noka.