Vendosni fjalën kyçe....

“Hunter Biden lidhje me kompaninë Metabiota që dyshohet për biolaboratorët në Ukrainë – Daily Mail


Laptopi i braktisur i Hunter Biden ka dalë sërish në skenë, pasi thuhet se përmban emaile që duket se mbështesin pretendimet ruse se djali i presidentit amerikan ishte i përfshirë në financimin e kërkimeve ushtarake për patogjenët e rrezikshëm në laboratorët biologjikë në Ukrainë.

Biden ndihmoi në organizimin e miliona dollarëve për financimin e Metabiota, një kontraktor i Pentagonit që specializohej në kërkimin e patogjenëve që shkaktojnë pandemi që mund të përdoren si bioarmë, nënvizoi të premten Daily Mail, duke cituar emailet dhe letrat e marra rishtazi nga kompjuteri. Djali i presidentit dhe partnerët e tij në një firmë të quajtur Rosemont Seneca investuan gjithashtu 500,000 dollarë te kontraktori.

Të paktën një nga dokumentet sugjeroi se interesi i Metabiota për Ukrainën shkonte përtej kërkimit dhe fitimit të parave. Një ekzekutiv i kompanisë, Mary Guttieri, shpjegoi në një memo të prillit 2014 për Hunter Biden se ‘si mund të shfrytëzojmë potencialisht ekipin, rrjetet dhe konceptet tona për të pohuar pavarësinë kulturore dhe ekonomike të Ukrainës nga Rusia dhe integrimin e vazhdueshëm në shoqërinë perëndimore’.

Një tjetër memorandum tregoi se Biden kishte ngritur një ‘”projekt shkencor’ që përfshinte kompanitë Metabiota dhe Burisma, kompania ukrainase e gazit natyror ku Biden fitoi miliona dollarë si anëtar bordi. Paga e tij u përgjysmua pasi mandati i babait të tij si zëvendëspresident i SHBA-së përfundoi në janar 2017.

Zbulimet vijnë një ditë pasi zyrtarët ushtarakë rusë pretenduan se agjencitë amerikane dhe demokratët e nivelit të lartë, duke përfshirë Hunter Biden, janë përfshirë në mbështetjen e kërkimeve për armët biologjike në Ukrainë. Zyrtarët cituan dokumente që ishin sekuestruar nga ushtarët rusë në ish-republikën sovjetike.

Daily Mail, përpara se të merrte emailet e fundit të Bidenit, tha se Rusia kishte shtuar ‘fushatën e saj të egër propagandistike’ duke bërë pretendimet e saj për armët biologjike.

Reagimi i bëri jehonë përgjigjes së tetorit 2020, kur New York Post publikoi një histori që pretendonte për ndikimin jashtë shtetit nga ana e familjes Biden, duke cituar emailet e marra nga një laptop që Hunter kishte braktisur në një dyqan riparimi në Delaware. Përhapja e raportit u bllokua në mediat sociale, ku New York Posta u censurua dhe mediat kryesore sugjeruan se skandali ishte rezultat i një fushate dezinformimi ruse.

Kështu, historia origjinale u varros në thelb vetëm disa javë përpara se Biden të zgjidhej president, në një rast të jashtëzakonshëm paragjykimi mediatik. Megjithatë, javën e kaluar, New York Times pranoi se laptopi dhe përmbajtja e tij ishin autentike.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se kompanisë Metabiota iu dha një kontratë prej 18.4 milionë dollarësh nga Pentagoni, shtoi Daily Mail. Emailet treguan se Hunter Biden pretendonte se po ndihmonte kontraktorin ‘të gjente klientë të rinj’, duke përfshirë agjencitë qeveritare.