Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Vlorës për dyshimet për vrasjes e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho në Vlorë në një ngjarje të ndodhur në vitin 1998.
Shtetasit, Gerti Selimaj, 47 vjeç, banues në Vlorë Gjykata i ka caktuar masën arrest me burg “, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.
Selimaj u arrestua një vit më parë në Itali, në një apartament në komunën e Valle d’Itria. Selimaj është i njohur edhe për drejtësinë italiane pasi rezulton se ka plagosur edhe një tjetër shqiptar në vitin 2015
“Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë.
Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët italianë, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
G.S., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.
Rrethanat e ngjarjes:
Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shtetasi G. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E. H., të cilët për pasojë kanë humbur jetën.
Pas ekstradimit në Shqipëri, Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, në zbatim të vendimit penal për masën e sigurisë, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datën 09.02.2021”-njofton policia.