Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Tradhtia e Lulzim Bashës dëmtoi maksimalisht LSI-në, opozitën e qytetarët që e mbështetën


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi tha se ish-kreu i PD-së Basha tradhtoi kauzën e opozitarizmit dhe shqiptarëve që e mbështetën.

Ajo ishte e ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24 ku pohoi se kishte qenë indiferente lidhur me situatën brenda PD-së.

Po kështu Kryemadhi tha se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës tregoi se ka pasur një marrëeshje mes tij dhe kryeministrit Rama.

“Që pas zgjedhjeve të 25 prillit, mund të them se interesimi i imi si Monikë, apo dhe i LSI-së, ka qenë indiferent se çfarë ndodhte brenda PD, për shkak të situatës të së cilës lideri i opozitës tradhtoi të gjithë kauzën e opozitarizimit dhe të atyre shqiptarëve që se suportonin dhe se mbështesin qeverinë e Ramës. Kjo krijoi një ndjenjë negative në LSI por ne kemi qenë të rezervuar në deklaratat tona kundrejt zotit Basha. Me shpalljen e zotit Berisha non-grata, indiferenca ose mungesa e Bashës dhe e suportuesve të tij mediatikisht më pas thashethemnatë ku thuhej se shkaktarë të humbjes së PD ishte LSI apo Berisha. Ndaj menduam se ishte e vlefshme skema Basha-Rama. Dhe vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës tregoi se ai kishte marrëveshje me Ramën. Koha është dhe një nga elementet kryesore që do të zbardhë skemën e 25 prillit.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se tradhtia e Bashës e kishte dëmtuar maksimalisht LSI-në duke pohuar se ish-kreu i PD-së është peng i interesave financiare të familjes së tij.

“Se kam ndjekur në asnjë moment fjalimin e Bashës. Një veprim i vonuar nga ai. S’jam askush që të komentoj se çfarë ndodh me PD. Jam dikushi që mund të them se tradhtia e zotit Basha dëmtoi LSI-në në maksimum, që sot ka 4 mandate. Kjo është një nga faturat që do ta paguajë Monika Kryemadhi me karrierën e saj politike që i besoi atë arsenal një dordoleci politik që ishte peng i interesave financiare të familjes së tij por dhe të veprimeve të tij politike në të kaluarën.” – tha Kryemadhi.