Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Nuk i shmangemi dialogut me Uashingtonin


Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Seregei Lavrov tha se Moska nuk i shmanget një dialogu me SHBA dhe se është e gatshme të kërkojë kompromis me kusht reciprociteti.

Moska nuk po i shmanget dialogut me Uashingtonin. Është e gatshme të kërkojë kompromise me kusht reciprociteti. Por nuk ka asnjë shenjë reciprociteti”, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i cituar nga Interfax.

Deklaratë e Lavrov, vjen në një pikë kur negociatorët Rusi-Ukrainë kanë deklaruar se dialogu ka ngecur sa u takon çështjeve kryesore dhe ka dakordësi për ato më dytësore.

Presidenti Biden këto ditë zhvilloi një takim me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes së Ukrianës në Poloni ku u siguroi ndihmë të mëtejshme.