Mëngjesin e sotëm në media qarkulluan foto të ish-kreut të PD-së Basha në një aeroport me bagazhe në dorë.
Mediet pretenduan se deputeti demokrat po largohej nga vendi. Pasditen e sotme, u shfaq një tjetër foto e Bashës në një takim me demokratët në Ndroq edhe pse ai takim ishte zhvilluar ditë më parë.
Në mbrëmje, Lulzim Basha është shfaqur në një restorant në Tiranë, më saktë te ‘Sofra e Ariut’ në Rrugën e Elbasanit. Ish-kryedemokrati shfaqet e buzëqeshur ndërsa ndodhet në tavolinë me një grup personazh duke konsumuar kafe.
Basha u dorëhoq si kryetar i PD-së pak ditë më parë duke ia deleguar postin nënkryetarit Alibeaj. Një ditë më parë, gjykata e Tiranës njohur ndryshimet në statutin e PD-së të Foltores në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Alibeaj e ka denoncuar vendimin si skandaloz e të paligjshëm duke paditur gjyqtarin e vendimin në Apel.
Po ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha e mbështetësit e tij shkuan në selinë blu ku u takuan me Alibeajn e Sekretarin Bardhi.
Ndërsa Berisha bëri thirrje për bashkimin e PD-së, Alibeaj deklaroi në një konferencë për shtyp se bashkimi mund të bëhej vetëm nëse Berisha do tërhiqej pasi PD-ja nuk mund të ecë para me një person të shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja.