Vendosni fjalën kyçe....

Një humbje jete në vend, 69 raste të reja me Covid-19


Një humbje jete është regjistruar në vend së fundmi lidhur me Covid-19.

Që prej shpalljes së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3491 viktima lidhur me koronavirusin e ri.

Personi që ka humbur jetën është një qytetar 81-vjeç nga Lushnja. Nga 1046 testime ditore janë gjetur 69 raste të reja.

Në spitale po mjekohen 14 pacientë nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.