Anëtari i Grupit të Themelimit, Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se e respektojnë Enkelejd Alibeajn si Kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së dhe se kanë rënë dakord të vijonë bisedimet për mbledhjen e grupit.
“Demokratët janë tolerantë në natyrën e tyre por edhe mendjehapur. Ata dinë shumë mirë ase po nuk fshimë mentalitetin e bravës dhe blindid nuk ecet përpara. Kryetarin e Grupit parlamentar do ta takojmë sërish. Kemi rënë dakord për të vijuar bisedimet për mbledhjen e grupit. E respektojmë Alibeajn”-tha Noka.
Gjithashtu deputeti i PD komentoi edhe deklaratën e Alibeajt i cili pas vendimit të Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetori, tha se do ta ankimojë, Noka u shpreh se ai është njohës i mirë i ligjit dhe se një duhet ta kenë të qartë se vendimet e gjykatave nuk komentohen por zbatohen.
“Edhe zoti Bardhi edhe Alibeaj e njohin mirë ligjin, një gjë është universale. Vendimet e gjykatave nuk komentohen, por zbatohen. në datë 6 mars foli i gjithë populli opozitar”, tha Noka.