Shqipëria ka humbur ngushtë në miqësoren e zhvilluar me kombëtaren spanjolle në fushën e kësaj të fundit. Sfida është luajtur në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë e pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola.
Në pjesën e dytë presioni i Spanjës është shtuar duke çuar në golin e parë me anë të Ferran Torres në minutën e 75-të.
11 minuta më pas, Myrto Uzuni ka kthyer baraspeshën në fushën e lojës duke barazuar rezultatin.
Megjithatë në minutën e fundit të kohës së rregullt, Daniel Olmo ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës duke shënuar golin e dytë e të fitores për Spanjën.