Vendosni fjalën kyçe....

Të qeshura mes kaosit sikur s’ka ndodhur asgjë, Daily Mail shkruan për dy nënat ukrainase: Këto gra të ashpra morën armët për të mbrojtur atdheun


Dy nëna ukrainase që kanë fëmijë të vegjël kanë pohuar se do vrasi e do vriten për të mbrojtur qytetin e tyre të dashur të Odesës nga pushtuesit rusë.

Të qeshura në mes të kaosit e luftës që mbretëron ato shfaqen në një intervistë për britaniken ‘Daily Mail’ duke treguar për sulmin rus ndaj vendit të tyre.

Para luftës Olena Lolesnyk dhe Kamila Suleymanova mbanin punë normale dhe kalonin kohën e lirë duke i çuar djemtë e tyre në plazhet dhe parqet e shumta të këtij qyteti piktoresk turistik, i njohur si ‘Perla e Detit të Zi’.

Media britanike shkruan se pasi anijet luftarake ruse kërcënuan se do të sulmonin portin e lashtë nga deti, këto gra të ashpra morën armët për të mbrojtur Ukrainën.

Tani Olena, 30, dhe Kamila, 33, janë pjesë e një njësie të Ushtrisë 3014 të Ukrainës që është linja e fundit e mbrojtjes për Odesën.

“Jam gati të vras ​​për të mbrojtur qytetin tim, familjen time, vendin tim”, thotë Olena me flokë bjonde për MailOnline, pasi mori një dekotratë trimërie nga kryetari i bashkisë.

“Përpiqem të mos mendoj nëse mund të vdes, por jam i përgatitur të jap jetën time për të mbrojtur gjithçka që dua”.

Ndërsa Kamila shton: “Nëna ime nuk e di që unë kam shkuar në ushtri. Por ne duhet të mbrojmë tokën tonë. Është për fëmijët tanë.”

Dyshja folën pasi morën pjesë në një ceremoni ushtarake për të nderuar Gardën Kombëtare të Ukrainës.

Të veshur me uniforma kaki-jeshile, helmeta dhe me armë automatike ato qëndruan krah për krah me kolegët e tyre meshkuj.