Rreth 16,400 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, pretendoi ushtria ukrainase të shtunën.
Forcat ukrainase kanë shkatërruar gjithashtu 117 avionë rusë, 127 helikopterë, 575 tanke, 1640 mjete transportuese të blinduara, 293 topa, 91 sisteme raketahedhëse dhe 51 sisteme të mbrojtjes ajrore që nga 24 shkurti, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Forcat ruse humbën gjithashtu 1,131 automjete, shtatë skafe të lehta, 73 automjete me karburant dhe 56 mjete ajrore pa pilot (UAV), shtoi ai.
Lufta e Rusisë në Ukrainë është pritur me zemërim ndërkombëtar që nga fillimi i saj një muaj më parë, me BE, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që kanë vendosur sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.