Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, tre persona dërgohen në spital


Tre persona që ndodheshin të ndaluar në Komisariatin e Kamzës janë dërguar në spital pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore pas zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme në mjediset e tij.

Zjarri ka rënë në mjediset ku mbahen personat e ndaluar.

Zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë flakët por për shkak të tymit të madh të shkaktuar punonjësit e komisariatit janë evakuuar përkohësisht.

Edhe të ndaluarit do shpërndahen në komisariate të tjera.