Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministrja e Bujqësisë: Gripi i shpendëve në 24 orët e fundit asnjë rast i ri, vijon procesi i groposjes


Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeci nëpërmjet një deklarate për shtyp ka dhënë informacione mbi situatën e gripit të shpendëve në vend e cila në ditët e kaluara shfaqi një situatë tepër shqetësuese.

Në 24 orët e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të ri me gripin e shpendëve. Vazhdon procesi i eleminimit sipas rregullave dhe protokolleve të shpendëve të infektuara.Nuk kemi pasur as denoncime. Në të gjithë territorin e vendit, vazhdon asgjësimi i shpendëve të prekura dhe shfarosja e tyre. Nga kontrollet e kryera, për monitorim, situata paraqitet e shëndetshme. Nuk ka vatra të tjera të dyshuara. Autoritetet po ushtrojnë kontrolle në territor. Është marrë dhe një vendim, ku do të ketë masa për shitjen e shpendëve dhe kafshëve në mjedise të hapura. Aktualisht nuk jemi asnjë rast të ri të konfirmuar apo ndonjë stabiliment me mish, të infektuar.”, tha zv.ministrja.

Në deklaratën e saj zv/ministrja Gjeci tha se procesi i groposjes vijon dhe do duhet të marrë kohë.

Ajo shtoi se procesi i eliminimit të shpendëve të infektuar  do të zgjasë të paktën edhe 5 deri në 6 ditë, pasi është procedurë që kërkon kujdes.

Procesi është i gjatë, ka ende kafshë të gjalla që kanë destinacion eliminimin e tyre dhe procedura kërkon që ato të eliminohen gradualisht. Është një proces që mund të shkojë nga 5 deri në 6 ditë. Për vatrat e tjera bëj me dije që janë të pastruara, janë në numër të vogël të ngordhjeve. Janë ferma të vogla apo shpendët e oborrit që duhet të bëjnë dezinfektimit“, theksoi Gjeci.