Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas boshatisjes së zyrës ku qëndronte në selinë blu tashmë do zhvendoset në një ambient tjetër.
Ai ka marrë një zyrë me qira jo shumë larg selisë blu. Tashmë, siç raporton Shqipëtarja.com, Basha do qëndrojë pranë qendrës Torre Drin në rrugën Abdi Toptani.
Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së ku qëndroi në drejtimin e saj për 9 vite pas largimit të Sali Berishën në vitin 2013.
Vendimi i 9 shtatorit me pezullimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së pas vetos amerikane e cila e shpalli non grata e fundit PD-në në një përplasje mes mëbshtetësve të Berishës dhe atyre të Bashës.
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit konkretizuan mbështetjen e votuesve të PD-së për Sali Berishën.