Vendosni fjalën kyçe....

Blindimi i Partisë Demokratike, shihni dyert e çelikut që me zor zhvendosen (PAMJET)


Këto janë pamje nga selia e Partisë Demokratike ndërsa hiqen dyert e blinduara, të cilat u instaluan para protestës së 8 Janarit.

Personat që u morën me këtë punë duket se janë hasur në vështirësi, pasi dyert e rënda të çelikut me zot zhvendosen, ndërsa ambientet e brendshme të godinës siç shihet janë mbushur me pluhur e mbeturina.

Po ashtu janë hequr edhe logot e selisë blu që “veshën” nga jashtë xhamat e godinës, pasi ish-kryetari Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë për t’u mbrojtur nga protestuesit “e dhunshëm” të Berishës.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në mënyrë famëkeqe i mohoi para medieve akuzat e Komisionit të Rithemelimin për vendosjen e dyerve të blinduara në seli.

 “Jo, nuk ka asnjë derë të blinduar, të asnjë zyre në selinë qendrore të PD. Çdo zyrë e selisë qendrore të PD, ka të njëjtat dyer dhe dritare që ka patur gjithmonë. Dritaret me blind, asnjë zyrë, asnjë derë, nuk është perforcuar me hekur. E vetmja derë me hekur është dera ku ndodhen panelet elektrike të godinës së PD.” – shprehej ai.

 

Lulzim Basha gjithashtu shprehej me ironi në një studio televizive, se kishte edhe “avionë, tanke e snajperë” për të mbrojtur selinë. 

Por që ditët e mëpasshme treguan që jo vetëm dyert ishin të blinduara, por kishte edhe trarë, shufra hekuri e gjithëfarësoj pengesash që ishin vendosur për të parandaluar futjen e protestuesve brenda selisë. /Hashtag.al

PAMJET NGA ZHVENDOSJA E DYERVE TË BLINDUARA