Vendosni fjalën kyçe....

CNA: Një studim i vitit 2017 profilizoi Lulzim Bashën si lider në tentativë


Një grup multidisiplinar, me profesorë shqiptarë dhe të huaj, katër vite më parë, pas humbjes të zgjedhjeve në 2017-tën  dhe sjelljeve politike të Lulzim Bashës i kanë bërë këtij të fundit një studim i cili është zyrtarizuar në një dokument me më shumë se 50 faqe.

Gjithçka është përgatitur nga shumë ekspertë, një grup multidisiplinar, të cilët i kanë bërë një profil të plotë politik Bashës, duke i nxjerrë në pah të gjitha problematikat, si mund të lexohet një politikan në distancë,  duke u analizuar nga profesorë të fushave të ndryshme të psikoanalizës etj.

CNA.al ka arritur ta sigurojë këtë raport, i cili është më shumë se 50 faqe dhe ne nga sot, për disa ditë do të fillojmë të sjellim konkluzionet e plota të këtij raporti.

Ne po sjellim vetëm një pjesë të këtij raporti, faqen e parë të konkluzioneve, ku flitet për 5 pika. Në fakt, totali i tyre simpotmatika individuale ka 17 pika dhe më pas janë edhe 6 pika të tjera që lidhen me çrregullimin e personalitetit dhe sëmundjet mendore.

Studimi ka edhe përkufizimet e plota në lidhje me Lulzim Bashën.

Pse po e sjellim sot këtë dokument?

Shumë qytetarë, demokratë, socialistë, pa parti kur kanë parë sot në rrjet, nëpër media blindimin me disa tonelata hekur të selisë së PD, vendosjen e kamerave të sigurisë, kthimin e selisë së PD, thuajse në një bunker lufte, a thua se është në Ukrainë duke luftuar me rusët, pyesnin a është normal ky njeri apo është i çmendur. Vetëm një i çmendur mund ti bënte këto veprime.

Në fakt, përgjegjësia e këtyre blindimeve, hekurave nuk është vetëm e Lulzim Bashës, është edhe e shpurrës së tij që i rrinte përreth, dhe e nënkryetarëve, pa asnjë diskutim e Enkelejdit, e Joridës, e Gridës apo e Rushajt. Është e stafit të sekretariatit, e njerëzve që i rinë afër, e një grupi deputetësh e disa kryetarëve të degëve që i kanë parë me sytë e tyre kthimin e selisë së PD në një bunker hekuri dhe monitoruar me kamera, a thua se ishte një Guantanamo në qendër të Tiranës, ku ishte i izoluar Lulzim Basha.

Pikërisht për shkak të pamjeve që kanë dalë sot, CNA.al po sjell më poshtë 5 nga pikat e simpotmatika individuale të Lulzim Bashës, bërë në një raport profesionistësh, një grup ekspertësh të disa fushave. Ata e kanë analizuar profilin e Lulzim Bashës mjaft qartë.

5 pikat e para të simptomatikës individuale të Lulzim Bashës:

1-Komunikim dhe gjestikulacione “Rigide” të ngrira që selektojnë akses admirues dhe simpatie masovike.

2-Elementë të dukshëm obsesiv- kompulsiv në kujdesjen për pamjen e jashtme dhe veprimeve të thjeshta.

3-Ngrirje e mimikës, empatiksë dhe emeocioneve ndërpersonale, Maskë “efekti flat”

4-Shmangie nga shoqërizimi i shtuar dhe mbyllje në vetvete me manipulim të situatave për vetëmbrojtje emocionale.

5-Pasiguri në zgjidhje të situatave dhe vendmmarrjes, duke vonuar, aluduar, paragjykuar, analizuar dhe gjetur arsye joracionale dhe sureale.

CNA.al do vazhdojë të sjellë edhe pika të tjera, pasi në total janë 17 pika të simptomatika individuale siç theksuam më lart dhe 6 pika të klasifikimit të çrregullimeve të personalitetit dhe sëmundjeve mendore.

Do të jenë disa shkrime, të plota, për të cilat ne gjithashtu do të sjellim edhe mendimin e psikiatrëve, psikoanalistëve në lidhje me figurën e Lulzim Bashës, profilin e tij politik dhe gjithçka që është zbuluar jo vetëm në këto 8 vite të aktivitetit politik të çmendur të tij, të një njeriu që shpall vetëm fitore kur humbet, të një njeriu që shkatërron gjithçka që duhet ndërtuar, por edhe të një njeriu që u bunkerizua dhe e ktheu selinë e PD-së në një Guantanamo.

VINI RE: Ky material është pronë intelektuale e CNA.al