Vendosni fjalën kyçe....

Editori i Soros në Tiranë linçon portalin Lapsi.al pse shkroi për djalin e Biden


Besar Likmeta, editori kryesor i BIRN Albania (Reporter.al), media ku themelues dhe aksioner kryesor është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur “Soros”, ka sulmuar portalin Laspi.al dhe median e origjinës Daily Mail për një shkrim të kësaj të fundit (përkthyer nga Lapsi.al) në të cilin zbulohen emailet Hunter Joe Biden me kompaninë “Burissma/Metabiota”.

Likmeta injoron dhe shkrimet e Washington Post dhe The Guardian mbi këtë çështje duke referuar pjesë të tabloidit Daily Mail ndërsa ky skandal ka hapur një debat shumë serioz në SHBA dhe ka ngritur pyetjen:

Pse mediat e mëdha amerikane vendosën pas afro një viti të shkruanin për këtë skandal?

Ndërsa komuniteti i gazetarëve në SHBA është përfshirë dhe vetë në një debat, nga katundi i Tiranës, Besar Likmeta i vë vulën çdo dileme duke i linçuar të gjithë dhe duke u përpjekur të kompleksojë kolegët e vetë në Tiranë.

Lapsi.al mund të ndodhë që shkruan shumë rrallë narativa të medias të njohur si konservatorë në SHBA, njëlloj përjashtimi ishte edhe ky rast, por mesa duket për editorin e Fondacionit Soros në Tiranë, Besar Likmeta, edhe përjashtimet janë të pafalshme.

Në këtë rast dëshirojmë t’i vëmë në dukje zotit Likmeta se në SHBA mediat e financuara nga fondacionet e shteteve të tjera siç është media që ai drejton (Reporter.al) quhen “agjentë interferues të jashtëm” .

Sipas ligjit amerikan këto media janë automatikisht objekt i interesimit të shërbimeve inteligjente amerikane dhe organeve ligjzbatuese.

Në kuptim të ligjit amerikan, zoti Likmeta mund të trajtohet në Tiranë njësoj siç trajtohet Rusia Today në Uashington.

Si i tillë, ai ka zero të drejtë dhe mundësi që të na tregojë se cilën media amerikane të besojmë ose jo./ Hashtag.al