Presidenti francez Emmanuel Macron është distancuar nga komentet e homologut të tij amerikan Joe Biden për udhëheqësin rus Vladimir Putinin.
Ai tha se ai “nuk do t’i përdorte ato fjalë” pasi Bideni e quajti Putinin një “kasap” që “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Macron paralajmëroi të dielën kundër një “përshkallëzimi” verbal mbi situatën në Ukrainë. Sipas “France 24” ai tha se do të fliste me Putinin në dy ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga qyteti port i bombarduar rëndë i Mariupolit.
Udhëheqësi francez tha se ai e sheh detyrën e tij si “arritjen e fillimit të një armëpushimi dhe më pas tërheqjen totale të trupave ruse me mjete diplomatike”.
“Nëse duam ta bëjmë këtë, nuk mund të përshkallëzohemi as me fjalë, as me veprime.”-theksoi ai.