Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një propozim publik për kolegët e saj për situatën ku ndodhet partia më e madhe e opozitës.
Zhupa kërkon mbledhjen e 52 deputetëve të PD-së në ambientet e Kuvendit që pa asnjë tagër apo përfaqësim të diskutojnë për situatën në parti.
Ajo gjithashtu propozon që mbledhja të drejtohet nga deputetja më e re e grupit si dhe deputetët të flasin e të dëgjojnë njëri tjetrin pa kufizim kohe.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike është parti e shqiptarëve!
Më 25 prill 2021 kemi marr 622187 vota te vlefshme te shqiptareve, duke nxjerr nga lista jone 59 deputet nga te cilët 7 nga partia aleate ne listën e PD dhe 52 deputet nga Partia Demokratike.
Fatkeqësia është qe ne asnjë votim ne parlamentin shqiptar nuk kemi arritur dot te marrim 59 vota kundër apo pro një çështje te mbrojtur nga opozita dhe kur parimisht mund te kemi qene dakord te gjithë por jemi ndare te forma apo subjekti propozues!
Ngjarjet ne Partine Demokratike janë te njohura per publikun, si deputete e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj votuesve tanë qe te përmbush angazhimin e marr per te perfaqesuar interesat e tyre ne parlament. Si anëtare e Partisë Demokratike ndjej detyrim moral ndaj bashkeudhetareve te partise te arrijmë bashkimin qe na çon ne forcimin tone, ne perfaqesim me dinjitet te tyre, ne fitimin e bashkive ne 2023 dhe ne objektivin kryesor rrëzimin sa me shpejt te Edi Rames.
Për këtë arsye kam vendosur te bej publik një propozim personal pa asnjë tagër përfaqësimi masiv, qe sigurisht nuk është zgjidhja përfundimtare se ajo do vullnet dhe pune nga te gjithë ne, por është një rruge për te nisur zgjidhjen.
Propozoj:
1- Mbledhjen e perbashket te 52 deputeteve te Partise Demokratike, te votuar nga qytetaret shqiptar per ti perfaqesuar, pa asnje perjashtim!
2- Mbledhja e pare te zhvillohet vetem me nje pike te rendit dites: Situata ne PD! Te degjojme njeri tjetri, te flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nepermjet ekraneve te televizioneve ku jemi bere ushqimi i perditshem i publikut qe e ndjek si telenovele!
3- Mbledhja e pare te zhvillohet ne ambjetet e kryesise se kuvendit ku mblidhen edhe grupi te tjera parlamentare po ku edhe grupi jone ne eshte e mbledhur me raste te caktuara.
4- Mbledhja e pare te moderohet nga deputetja me e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos kete limit kohor ne diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket nje moment, asgje e keqe nuk do vij.
Sigurisht nuk mendoj se pas asaj mbledhje PD do dali e bashkuar automatikisht por mendoj se eshte detyrim ndaj 622187 shqiptareve dhe nje hap i pare.
Te bisedosh jo gjithmone arrin te biesh dakord me çdo gje por te pakten ke tentuar dicka me qytetari dhe me vullnet te mire. Demokratet jane shquar per mbrojtjen e fjales se lire!
Ftoj cdo koleg deputet qe ketij propozimi ti pergjigjet pa tagra te tjere perfaqesuese por ne tager personal dhe politik si deputet i PD per te miren e PD!