Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Nga 1 prilli vizat turistike për në SHBA do të jenë 10-vjeçare


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka ndarë sot një lajm të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Sipas saj, duke nisur nga 1 prilli, vizat turistike 3-vjeçare do të bëhen 10-vjeçare duke e bërë më të lehtë për shqiptarët që duan të vizitojnë miqtë dhe familjarët e tyre në Shtetet e Bashkuara. Një njoftim që vjen në një kohë kur dy vendet festojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve.

“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!”– thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.