Anonymous, grupi i decentralizuar i aktivistëve dhe hakerëve ndërkombëtarë, ka njoftuar se do publikojë të dhënat të ‘rëndësishme’ që do dëmtojnë Rusinë.
Ai ka njoftuar se ka hakuar emailet e Rostproekt dhe ka hapur një faqe të re për të pritur e hedhur të dhënat e ardhshme.
Përdoruesi i Twitter, DepaixPorteur, i njëjti përdorues që dha lajmin për lajmet masive të grumbullimit të të dhënave disa ditë më parë, hodhi informacionin më të fundit në faqen e mikro-blogimit social Reddit, duke vënë në dukje, “Ne jemi #Anonimët. Ne kemi krijuar një faqe të re për të pritur rrjedhjet tona të ardhshme. Ne hakuam gjithashtu emailet e Rostproekt.”
Rostproekt është një kompani ruse ndërtimi me seli në Krasnodar. Emailet e hakuara të Rostproekt, të cilat janë gjithsej 2.4 gigabajt, janë të disponueshme në faqen e re të internetit dhe mund të shkarkohen duke përdorur Torrent.
International Business Times pati mundësinë të bisedonte me Anonymous lidhur me përmbajtjen e emaileve të zbuluara. Sipas tyre ‘një persona mund të kishte gjetur malëare dërguar agjentëve të FSB-së (Shërbimi Inteligjent Rus).
Anonymous ofroi gjithashtu një përditësim mbi të dhënat që do dëtmojnë Rusinë duke thënë se do jenë të disponueshme brenda 1-2 javëve të ardhshme. Faqja tha se procesi i ngarkimit po zgjat sepse të dhënat janë në madhësi 1.22 terabajt.