Vendosni fjalën kyçe....

Johnson: Britania do forcojë presionin ekonomik ndaj Rusisë


Kryeministri britanik Boris Johnson ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën si pjesë e “dialogut të tyre në vazhdim” duke thënë se Londra zyrtare do të “forcojë presionin ekonomik” mbi Rusinë.

Johnson “përsëriti se Britania e Madhe do të ruajë dhe forcojë presionin ekonomik mbi regjimin e Putin-it,” ka thënë një zëdhënës i Downing Street.

Në një postim në Twitter sot, Zelensky ka shkruar gjithashtu se të dy vendet “diskutuan forcimin e sanksioneve kundër Rusisë”.

Zelensky gjithashtu ka njoftuar Johnson mbi situatën humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit ku luftimet e ashpra vazhdojnë.

“Kryeministri ofroi mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë, duke përfshirë mbështetjen humanitare dhe më shumë pajisje mbrojtëse”, ka thënë Downing Street.

Më në fund, ndërsa raundi i fundit i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të nisë në Stamboll të martën, udhëheqësi ukrainas informoi gjithashtu homologun e tij britanik mbi bisedimet, sipas Downing Street.

Ndryshe, Britania e Madhe ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar individë dhe kompani.